Charlize Theron injoron Johnny Depp në Paris
Charlize Theron duket ka mbajtur distancë nga Johnny Depp në eventin e Dior gjatë Javës së Modës në Paris. Aktorja e cila luajti bashkë me të në filmin “The Astronaut’s Wife” në vitin 1999, duket se e injoroi atë hapur gjatë sfilatës së modës, gjë që shkaktoi komente të forta në rrjetet sociale.
Mesa duket me qëndrimin e Charlize Theron u konfirmon lajmet se kontaktet mes tyre janë ndërprerë për një kohë të gjatë. Edhe pse të dy janë të lidhur me shtëpinë franceze Dior, Johnny Depp si fytyra e aromës për meshkuj Sauvage dhe Charlize Theron si fytyra e J’Adore për dy dekada, distanca midis tyre nuk kaloi pa u vënë re.
Gjatë sfilatës, Johnny Depp u duk i relaksuar, me një xhaketë gri, këmishë dhe xhinse, ndërsa u fotografua me Brigitte Macron, duke treguar se po përpiqet gradualisht të rifitojë vendin e tij në skenën publike, pas aferës me Amber Heard që i njollosi karrierën.