Çfarë mendon Adrola Dushi për lidhjen mes Fifit dhe ish-partnerit të saj
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja Filloreta Raçi e njohur nga të gjithë si Fifi, nisi një lidhje të re dashurie me Adis Patushin, ish-partnerin e Adrola Dushit.
E ftuar në “Why Not”, Adrola nuk i ka shpëtuar pyetjes se cfarë mendon për lidhjen me Adisit dhe Fifit.
“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”, u shpreh Adrola duke treguar se gëzon respekt për këngëtaren.
Adisi dhe Adrola kanë gjithashtu një fëmijë së bashku, një djalë të quajtur Troi. Ata janë një ndër ciftet që ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.