Çfarë ka zbuluar Saimiri për Merin pas emisionit?
Disa javë më parë mbaroi dhe emisioni “Love Story”, ku Saimiri zgjodhi Merin si partneren ideale për të.
Saimiri e ka pranuar që lidhja e tyre po vazhdon në distancë sepse atij i është dashur të kthehej në Gjermani për te vazhduar punën ndërsa Meri vazhdon jetën e saj në Shqipëri.
“Lidhjet në distancë janë të vështira dhe tani do të duket sa e fortë është dashuria”-thotë Saimiri.
Ndërsa për Merin ai shprehet se ka zbuluar se ajo është nevrike. “Meri është një vajzë e mrekullushme dhe e njëjta si e njoha në Love Story, por kam zbuluar edhe një anë nevrike të sajën që mua më bën të qesh sepse nuk i shkon”-tregon Saimiri.
“Ne sigurisht që komunikojmë çdo ditë, disa herë në ditë. Edhe do përpiqem që të shihemi sa më shpejt”-shprehet Saimiri duke na lënë të kuptojmë që së shpejti mund t’i shohim sërish bashkë.