Sorry, no posts matched your criteria.

Vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit, është një ndër vitaminat më të rëndësishme në trupin e njeriut.  Duke qenë esenciale për shëndetin, mungesa e saj, mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin duke shkaktuar problemet e mëposhtme:  Ndikon në shfaqjen e depresionit:   Mungesa e ekspozimit në diell, i cili është edhe burimi kryesor i vitaminës D ndikon drejtpërdrejt në mos-oksigjenimin e trurit dhe mund të jetë shkak për shfaqjen e problemeve me depresionin dhe çrregullimeve afektive sezonale (trishtimi dimëror). Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D.  Ndikon në shfaqjen e kancerit kolorektal:   Studimet e ndryshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të çojë në shfaqjen e kancerit kolerektal, njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë ose rektumit.  Ndikon në shfaqjen e dhimbjeve të kockave dhe dobësisë muskulare:    Vitamina D nxit përthithjen e kalciumit në lukth dhe mbajtjen e tij në nivele normale në gjak bashkë me parathormonin (PTH) duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave. Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt miopatisë, e cila shoqërohet me dobësim dhe dhimbje të muskujve.  Duke qenë se vitamina D lehtëson përthithjen e fosfateve dhe kalciumit, mungesa e saj mund të çojë në deformime të strukturave kockore. 

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com