Sorry, no posts matched your criteria.

Britney Spears do të hedhë në një libër gjithë historinë e saj

Këngëtarja e famshme, Britney Spears është duke menduar që të shkruajë libër për jetën e saj. Lajmin e ka bërë këtë të ditur vetë ajo në Instagram, duke thënë se është e hapur për të shkruar një libër në vitin 2022.

Këngëtarja ndërkohë, ka kërkuar nga fansat që ta ndihmojnë me ide për titullin e librit.

 “Psssssss kam lajme të mahnitshme… Po mendoj që të shkruajë një libër, vitin e ardhshëm, por kam dilema lidhur me titullin, kështu që fansat e mi ndoshta mund të më ndihmojnë”, ka shkruar Britney në Instagram.

Ky vendim i yllit të muzikës pop vjen vetëm pak pasi babai i saj, Jamie Spears është suspenduar edhe zyrtarisht në fund të muajit shtator, nga detyra e tij prej kontrolluesi të jetës dhe pasurisë së këngëtares.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com