Sorry, no posts matched your criteria.

Bora Zemani flet për “skenarin” që ndodh në Përputhen

Bora Zemani, një nga moderatoret më të suksesshme për momentin, është në qendër të vëmëndjes prej shumë muajsh.
Ajo ka qenë një ndër personazhet më të përfolur për shkak se moderon një nga programet me shikueshmëri më të lartë në Shqipëri.

Bora ka qenë e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” dhe tregon më tepër për jetën e saj dhe për Përputhen.

Në një intervistë speciale me Eno Popin, e pyetur më shumë rreth Për’puthen për të zbuluar se çfarë ndodh brenda këtij formati që po pushton mijëra shikues, Bora zbulon edhe disa anë negative që kanë ndikuar tek ajo emocionalisht.

E pyetur nga Eno Popi, nëse Për’puthen është një program i improvizuar, Bora stepet për një moment dhe thotë se ajo vetë ka një skaletë referuese.
“Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta.”
Pra sipas Borës edhe skaleta që është për drejtimin e programit, ajo nuk mund ta zbatojë deri në fund për shkak të situatave të papritura që agravojnë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com