Bojken Lako në një lidhje të re dashurie
Mesa duket jo vetëm Semi Jaupaj ka nisur një lidhje dashurie me këngëtarin Roni me të cilin ajo së fundmi ka publikuar këngën “All your lovin”, por ana tjetër edhe ish i dashuri i saj Bojken Lako e ka lënë pas historinë me të.
Bojken Lako ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke mbajtur dorën e një vajze.
Gjatë kohës që Semi ishte pjesë e “Big Brother Vip” Bojken Lako ka reaguar për pjesmarrjen e ish-të dashurës së tij në këtë program duke thënë se “Nuk e ndjek “Big Brother” dhe nuk do ta ndjek, aq më tepër në këtë rast, e kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundesisë që të jep një show i tillë. Gjithçka që ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë atë që do”- ka thënë kantautori i njohur.
Nga ana tjetër edhe Semi ka folur në lidhje me këtë gjë duke thënë:
“Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i them “jo”, se nga vetë koha që kam kaluar ..ka qenë shumë”.