Sorry, no posts matched your criteria.

Arritje e madhe për peshëngritjen shqiptare, Evangjeli Veli shpallet kampione Europe

Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli ia ka dalë të shpallet kampione Europe në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë.

Ajo tregoi menjëherë se do ishte kompetitive, pasi tre provat kaluan me sukses (91, 93, 95 KG). Ky rezultat bëri që Veli të arrijë të dalë më e mira, në vendin e parë.

Në fund, emocionet ishin të jashtëzakonshme, me peshëngritësen shqiptare që e kishte të pamundur të mbante lotët. Sa i përket renditjes, pas saj u pozicionua peshëngritësja ukrainase Kamila Kontop dhe më pas, ajo nga Belgjika, Nina Streck.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com