Sorry, no posts matched your criteria.

Bieta Sulo rrëfen momentin më të vështirë në marrëdhënien me Albanin: Thamë u ndamë përgjithmonë

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi, prej shumë vitesh po jetojnë një histori dashurie shumë të bukur, ku sollën në jetë një djalë me emrin Kroi Art. Dje ai kishte ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë, Bieta vendosi të japë një intervsitë në “Jasht Loje”.

Ajo aty ka folur më tepër për jetën e saj personale, për marrëdhënien me Albanin dhe gjithashtu momentin më të vështirë me të.

“Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë, në 2011-n. Nga këto ndarjet përgjithmonë, i thamë njëri-tjetrit nuk ka më kthim mbrapa dhe u ndamë vërtetë për rreth 5 muaj. Ka qenë si kjo periudhë, gjithë verën e kemi kaluar vetëm. Unë me gocat, Albani me shoqërinë dhe diku nga darka dërgonte ndonjë mesazh Albani. Dhe një nga mesazhet që doja të veçoja ka qenë “love is a ring on telephone”. Unë isha në gjumë e pashë dhe thashë kushedi do e ketë nisur gabim.

Më vonë pasi u pajtuam ai kishte qenë duke dëgjuar këtë këngë “Because the night” nga Patti Smith. Dhe vargu që ai më dërgoi mesazh është në dy kuptime. Ring në anglisht ka kuptim edhe unazë edhe zile, dhe ai e kishte që dashuria mund të jetë zile, por është edhe se pavarësisht se s’kemi letra, s’jemi martuar, s’kemi unazë jemi bashkë. Sa herë dëgjoj këtë këngën edhe më prek, sepse kujtoj momentin kur s’ishim bashkë, por është edhe premtim nga ana tjetër”, rrëfeu Bieta.

Gjatë intervistës ajo u përlot teksa kujtoi momentin kur vajza e Albanit, Joelle, i tregoi pjesës tjetër të familjes se do të bëhej me vëlla. Bieta tha se për të ishte shumë e rëndësishme që ajo ta priste mirë këtë lajm, sepse çfarëdo që të ndodhë Kroi dhe Joelle do jenë gjithmonë motër e vëlla.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com