Sorry, no posts matched your criteria.

Beyonce mbush 40 vjeç dhe i dedikon vetes letrën prekëse

Beyonce para disa ditësh festoi ditën e saj të lindjes.Ditën e djeshme ajo ka shkruar një letër të hapur drejtuar të gjithë fansave të saj lidhur me frytet e punës dhe suksesin që po jeton.Ylli i muzikës foli për mënyrën sesi ajo “qau me lot gëzimi” sepse kjo është koha më e mire për të. Sa më e pjekur të bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im”, shkroi ajo në letrën, postuar në faqen e saj zyrtare.

 “Ekziston një liri dhe çlirim duke e ditur se kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje të shijoj farat që kam punuar aq shumë për të mbjellë gjithë jetën time”.

Mbushja e të 40-ve është bërë një moshë që gratë janë mësuar të kenë frikë, sepse supozohet se sinjalizon fundin e rinisë, diçka që gratë presin të mbajnë me çdo kusht. Por Beyonce e sheh ndryshe.

 “Unë jam shumë mirënjohëse që jam rritur. Kushdo që u përpoq të kushtëzonte që gratë të ndihen të moshuar ose të pakënaqur kur mbushim 40 vjeç, e ka gabim. Kjo ka qenë absolutisht koha më e mirë që kam ndjerë në jetën time”, ka shkruar ajo.

 “Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh në këtë moment. Është hera e parë që kam një kuptim se sa e brishtë është vërtet jeta, sa e vështirë mund të jetë jeta ndonjëherë, dhe për këtë arsye sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilat në kohë të mira. Mendova se e dija në 21 ose 30 vjeçe … por nuk e dija” vazhdoi tutje ylli i hitit “Halo”.

Ndërkohë, Beyonce festoi ditëlindjen gjatë gjithë muajit me bashkëshortin Jay-Z në një mega-jaht në Itali, të cilën ajo e dokumentonte shpesh në Instagramin e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com