
Bebe Rexha së shpejti me këngë të re, një bashkëpunim me reperin e njohur!
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është gati për të lançuar projektin e ri muzikor.
Kështu ka bërë të ditur vetë këngëtarja ne një postim në Instagram, ku tregon që kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me reperin Lil Uzi Vert.
“Die for a man” do të publikohet të premten. Ky postim u mirëprit nga fansat, të cilët presin me padurim këngën e re.
