“Barbie” që solli Zigrida Berhomi, koleksioni i vitit të shkuar që paralajmëroi trendin e vitit
“Barbie” ka qenë padyshim kryefjala e kësaj vere. Filmi i marketuar, solli edhe njëherë vemendjen tek roza, si ngjyra më me stil.
Por duket se për artistët që prej vitesh e njohin trendin e risinë, edhe roza ishte paralajmëruar të shndërrohej në ngjyrën ikonike të kësaj vere. Nëse bëjmë vetëm pak retrospektivë, do të shohim një xhevahir nga artistja Zigrida Berhomi. Ishte viti i shkuar, kur ajo si një stiliste frymëzuese solli në jetë pikërisht këtë koleksion. Natyrisht që rreth një vit më parë “Barbie” ende nuk ishte shndërruar në fenomen, por Zigrida ia doli ta sjellë ngjyrën pink kaq mjeshtërisht në art, duke paralajmëruar kështu modën e sezonit të ri.
Por “Barbie” është më shumë se ngjyra rozë, është padyshim i perfeksionit tek femrat, duke përçuar pinkun si mesazh force, veç se bukurie. Nëse i hedhim një sy koleksionit të Zigridës, dallohet qartësisht detajet e elegancës, prerjet detajiste dhe modelet trend, duke përçuar femrën në formën e saj mbresëlënëse.
Natyrisht që nëse ky koleksion do të vinte pas filmit të famshëm, do të mund ta quanim të frymëzuar stilisten tonë, por ky koleksion udhëtoi nëpër botë një vit para fenomenit “Barbie”, natyrisht që do të na duhet ta përkufizojmë Zigridën si inovatore edhe në art. Ndaj jemi ‘sy e vesh’ për të parë krijimet e saj të fundit, si një ‘truk’ për të zbuluar modën e së ardhmes së afërme.