Sorry, no posts matched your criteria.

“Në Kuadër të Dashurisë”, zbulohet fotoja e puthjes pasionante mes Luizit dhe Oltës

Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë protagonistë edhe dy ish-pjesëmarrësit në BBV, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, do të shfaqet për publikun më 10 tetor 2023.

Lajmi u njoftua disa ditë më parë nga vetë Top Channel, ku thuhet se filmi flet për një çift të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.E së fundmi është publikuar dhe fotoja e dy aktorëve kryesorë të filmit, Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit duke u puthur.

Ndërkohë aktorët që do të marrin pjesë në film janë: Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Olta Gixhari, Luiz Ejlli, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.

Sipas “Vip Magazine”, taileri i “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet premierë sonte në orën 20:00 në kanalin zyrtar në YouTube të Top Channel.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com