
Atletet e Kanye West shiten për një shifër rekord
Kanye West, reperi i njohur, ka nxjerrë në ankand një palë atlete që i ka veshur para 13 vitesh.

E imagjinoni dot se sa lek u shitën?! 1.8 milion dollar, gjë që kaloi pritshmëritë e të gjithëve.
Ishte vlerësuar se atletet e Kanye West do shiteshin për 1 milion dollar, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby në një deklaratë të hënën.