Sorry, no posts matched your criteria.

Atdheu rikthehet në “Për’puthen”, Blerimi e akuzon

Atdheu është rikthyer sërish në “Për’puthen” si kërkesë e vajzave dhe dëshirë e publikut. Ai është përzgjedhur nga Antonela për takimin e rradhës, por nga fotot që kanë qarkulluar kohët e fundit duket që taki është bërë dhe ccdo gjë ka shkuar mësë miri.

Mirëpo ky rikthim i Atdheut nuk u prit shumë mirë nga disa djem të tjerë, sidomos nga Blerimi, që ka pasur disa takime me Antonelën.

“Unë nuk kam inate personale me Atdheun, biles mu bë qejfi atë ditë që erdhi. Mua vetëm nuk më pëlqejnë fallcitetet tek njerëzit, shëtitjet në Sarandë, udhëtimet nga jugu në veri. Unë jam i sigurt se këta të dy janë sqaruar tek lokali i Atdheut. Nuk kam fakte, por jam i sigurt që janë takuar. Deri tani dyshimet e mia janë që këta të dy janë shumë të njëjtë për t’i manipuluar njerëzit”, u shpreh Blerimi.

Disa e cilësuan Blerimin si xheloz ndaj Antonelës, por ai nuk e pranoi këtë gjë. Ai tha se nuk është çështje xhelozie, por nuk dëshiron që dikush t’i fusë thika pas shpine. Pas këtyre fjalëve, Atdheu u shpreh se shumë shpejt do i vërtetoj Blerimit të kundërtën dhe sqaroi të vërtetën e takimit në Sarandë me Antonelën.

“Është mendimi i Blerimit, unë e respektoj, por me kohën do vërtetoj të kundërtën. Për punën e Sarandës nuk është e vërtetë, kemi rastisur në të njëjtën ditë, nuk jemi takuar atje. Unë kam ikur në Sarandë për punët e mia, por nuk jemi takuar”, tha Atdheu.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com