Arsyet përse Ami dhe Ermali grinden mirëkuptohen nga të gjithë…
Amarda Toska është padiskutim një nga vajzat më të bukura shqiptare. Një detaj që të mbetet në mendje sa herë e sheh është qetësia që e karakterizon.
Por ja që ndodh që edhe Ami të ngrejë zërin në shtëpi dhe këtë e ka zbuluar bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Në kurthin e Piter Pan” nga Alketa Vejsiu, Ermali tregoi se ai dhe Ami grinden për këto arsye:
“Për çfarë mund të grindemi ne më shumë? Sigurisht, për fëmijët, që unë të merrem më shumë me mësimet e Joelit. Po unë kam edhe mësimet e mia, që mezi i bëj. Një njeri vetëm një palë mësime mund të bëjë”,– tha Ermali.