Arjola Demiri zbulon se kur do të shpërngulet në shtëpinë që iu dhurua në Big Brother
Aktorja e njohur Arjola Demiri i është përgjigjur pyetjes që të gjithë e bëjnë, se “Si është puna me shtëpinë e Big Brother?”. Mbrëmjen e sotme, Demirit këtë pyete ia bënë edhe fëmijët e Piter Panit.
Për kureshtjen e fëmijëve, por edhe të gjithë publikut për shtëpinë që fitoi nga BBV, Arjola tha: “Po, e kam marrë shtëpinë, është në ndërtim. Pres që vitin tjetër të jetë gati”.
Epo ja ku u mbyll edhe kjo çështje. Vitin e ardhshëm Arjola Demiri dhe tre fëmijët e saj do të bisin jetesën në shtëpinë e re.