Sorry, no posts matched your criteria.

Arbenita Ismajli kërkohet nga drejtësia, shkak (si gjithnjë) Fero…

Gjykata Themelore në Gjilan, ka lëshuar urdhër arrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj, Arbenita Ismajlit.Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjilan.

Në mes të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë një aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Ismailit, pasi sipas saj, ekziston dyshimi i bazuar se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për të takuar vajzën me babanë biologjik, Feronit Shabani, duke kryer kështu veprën penale Mospërfillje e gjykatës.

Nga 19 marsi i këtij viti, “Arbenita Shabani lsmajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre N.Sh., ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk ia ka mundësuar kontaktimin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në këtë aktvendim të cilin e ka siguruar Klan Kosova.

Sipas prokurores Rabije Sadiku, për këtë aktakuzë që ka siguruar Klan Kosova, ekziston dyshimi i bazuar se “nga muaji shtator i vitit 2024 në vazhdimësi, e pandehura me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, e merr, mban ose rrëmben, nga prindi fëmijën — vajzën N.Sh., në atë mënyrë që përkundër që me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan Divizioni Civil, të dëmtuarit — babait Feronit Shabani, i është besuar ushtrimi i të drejtës prindërore, e pandehura ka marrë vajzën është larguar nga Kosova, me qëllim të shkuarjes, në vendet e ndryshme të Evropës dhe Lindjes së afërt, kështu duke ja ndërprerë dhe duke ia pamundësuar kundërligjshëm të dëmtuarit babait të kujdeset për vajzën, ashtu që i dëmtuari nuk ka mundësi të ushtroj të drejtën prindërore e cila i është besuar nga gjykata, me c’rast e pandehura me veprimet e saj ka penguar ekzekutimin e vendimit të detyrueshëm të organit Kompetent mbi besimin e fëmijës në përkujdesje, ruajtje, zhvillim dhe edukim, veprime këto në kundërshtim me ligjin mbi familjen, në kundërshtim me vendimin e gjykatës të vitit 2024, e po ashtu edhe në kundërshtim me revokimin e autorizimit të datës, 22 korrik 2024”.

Arbenita Ismajli e ka fituar të drejtën e kujdestarisë për vajzën në vitin 2024.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com