Arbana dhe Edi zbulojnë detaje nga jeta në çift: Ja kush mban më shumë inat
Arbana Osmani ka vendosur të bëjë pjesë këtë herë Eduartin në rubrikën e saj të pyetjeve në Instagram.Pasi konsumuan darkën, Eduarti kishte kohë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave teksa Arbana e intervistonte.Sigurisht që shumica e pyetjeve ishte për marrëdhënien e tyre dhe për Diellin.
Eduarti u shpreh se të jetosh me Arbanën është më bukur sesa duket dhe se nuk i dalin 15 sekondat e videos për t’i treguar gjërat e preferuara nga ajo.
Gjëja e preferuar tek Arbana?
-S’mjaftojnë 15 sekondat e story-t për t’i thënë
Si është jeta të jetosh me Arbanën?
-Është më e bukur se ç’duket
Çfarë të nervozon tek Arbana?
-Prapë nuk dalin 15 sekonda
Kur ziheni kush e mban më shumë inatin?
-Unë
Si je ndjerë kur je bërë baba?
-Çuditshëm (përlotet)
Dielli kujt i ka ngjarë më shumë?
-Mua