Sorry, no posts matched your criteria.

Anna Kauri rrëfen të vërtetën në lidhje me Fationin

Anna Kauri u largua nga “Për’puthen” sepse ajo po nuk ndihej më rehat aty brenda dhe nuk i tërhiqte asnjë djalë përveç Rinianit.

Ajo para se të largohej i kërkoi Rinianit që të dilte çift me atë dhe njohjen e tyre ta zhvendosnin jashtë sepse aty në mes të kamerave nuk po arrinte dot të njifte veten.

Riniani e refuzoi propozimin e Annës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Anna vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Mirëpo, ndjekësve në rrjete sociale i ka bërë përshtypje reagimi i Fatjonit (i cili s’ka pasur asnjë kontakt me Anën), sapo ajo njoftoi largimin nga “Për’puthen”.

Në postimin e saj, ish-konkurrenti ka bërë 3 emoji duke i futur të gjithë në mendime, madje një pjesë e fansave beson se dyshja ka nisur një lidhje jashtë.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj nuk kishin si të mungonin pyetjet për Fationin.

 “A ke dalë në takim me Fationin pasi keni dalë të dy nga “Për’puthen”?- i shkroi dikush ndërsa Ana u përgjigj me “Jo”.

Megjithatë, ndjekësit vazhdojnë të kenë dyshimet e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com