
Angelina Jolie jep dorëheqjen si e dërguar e OKB-së për refugjatët
Aktorja amerikane Angelina Jolie, thotë se po largohet nga roli i saj si ambasadore e agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR pas më shumë se 20 vitesh.
“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente,” tha Jolie, 47 vjeç. Dhe ajo shtoi: “Unë do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur më drejtpërdrejt nga konflikti, që u japin zërin më të madh.”
UNHCR tha se ajo ishte një nga avokatet më me ndikim të të drejtave të refugjatëve. Në një postim në faqen e saj në Instagram, ylli i Hollivudit shkroi: “Pas mbi 20 vitesh, sot po largohem nga puna ime me agjencinë e OKB-së për refugjatët.