Sorry, no posts matched your criteria.

“Albradio”, Shqiptarët e Zvicrës kanë tashmë platformën ideale

Shqiptarët e Zvicrës kanë tashmë një platformë në shqip, që me krenari mund të themi është shndërruar në një dritare argëtuese për të gjithë shqiptarët. “albradio” është produksioni më i ri që premton një sukses të garantuar. Radio është një ndërtim digjital dinjitoz, që për nga përmbajtja dhe estetika mban numrin një për të tilla platforma në Europë.

Tashmë Zvicrës i shtohet një tjetër hapësirë për shqiptarët, ku mund të njihen me produksionet më të reja muzikore, por jo vetëm. Nga ana tjetër, kjo është një mundësi e mirë edhe për bizneset e shqiptarëve që të pasqyrohen në hapësira të dedikuar shqipfolëse.  Pas një rrugëtimi që zgjati gati dy vite, ekipi menaxhues i “albradio“, arriti të licensoj një projekt shumë ambicioz, të plotë dhe interesant që në fokus primar ka të rinjtë dhe të rejat e komunitetit Shqiptar.

“albradio” DAB+, ka lindur si projekt imperativ i kohës, i numrit të komunitetit Shqiptar në Zvicër, i tregut ekonomik dhe bizneseve të suksesshme të bashkatdhetarëve tanë, ka lindur si nevojë e digjitalizimit që po ndodh, ka lindur si ide se shoqëria jonë Shqiptare ka kulturë dhe potencial për ti ofruar edhe më shumë shoqërive perendimore”, thuhet në faqen e “albradio”. Për t’u njohur më shumë me “albradio”, mjafton të klikoni në

https://www.albradio.ch/

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com