
Aludimet morën fund! Aktori i njohur turk dhe gazetarja italiane më të dashuruar se kurrë, publikohen fotot ‘hot’ nga pushimet ekzotike
Aktori i njohur turk, Can Yaman është në qendër të vëmendjes së fundmi, për shkak të lidhjes me gazetaren e njohur italiane Diletta Leotta.
Fillimisht, mes tyre u aludua për një ndarje. Sipas mediave italiane, ndarja asokohe ndodhi si pasojë e një tradhtie të mundshme të moderators së njohur, megjithatë, Diletta reagoi shpejt duke thënë se lidhja e tyre është tepër e fortë dhe kërkoi që aludimet të merrnin fund.
Por këto zëra i ka hedhur poshtë edhe vetë aktori, i cili ka publikuar poza mjaft pasionante me partneren e tij.
Ata shihen mjaft të lumtur, teksa shijojnë në një jaht luksoz, bukuritë përrallore të Capri-t.
