Sorry, no posts matched your criteria.

Albana Jeminaj: Sfidat e një gruaje në karrierë

Albana është ndër ato femra që ka luftuar fort për rrugën e saj. Gjithnjë e pajisur me pozitivitet, ajo ia ka dal mbanë të ketë një karrierë të suksesshme si avokate, por edhe si pedagoge. Në këtë intervistë ajo rrëfen për ditët e vështira, por natyrisht që kompesohen me lumturinë që merr prej punës së saj. Idhujt e saj në këtë rrugëtim janë prindërit, ndaj modeli i tyre e ka ndihmuar shumë që në jetë të bëjë gjërat që ka ëndërruar.

Albana, si ka nisur karriera juaj?

Fillimisht kam filluar punën si avokate pranë një studio ligjore në kryeqytet. Më tej kam filluar punë pedagoge dhe e ushtrojë me kohë të pjesshme. Në kushtet që unë kam qenë e pajisur me liçensën avokatisë, dhe njëkohësisht anëtare e Dhomes Avokatisë Tiranë. Kam filluar të ushtrojë profesionin e avokatisë. Krahas liçensës unë jam e pajisur dhe me një liçensë si ndërmjetëse.

Në kaq vite eksperiencë, si mund ti përshkruani ditët e vështira, por edhe të bukurat?

Fillimisht dua t’ju bëj me dije që profesioni avokatisë është po sa i bukur por edhe i vështirë. Vështirësitë janë të pa numërta, ku unë do doja të ndalesha tek vështirësia për të siguruar në një provë të caktuar, kur atë e kërkojmë ndaj një institucioni të caktuar pasi kemi përplasje midis ligjit avokatisë të ndryshuar konkretisht Neni 12 i ligjit nr 55/2018 për profesionin e (Avokatit në Republikën e Shqipërisë) Neni 12 i këtij ligji ku i jep të drejtë avokatit të kërkojë informacion të çdo lloji ndaj institucioneve të caktuara. Ky ligj bien ndesh me ligjin nr 98 87.Datë 10.8.2008 i emërtuar: Për mbrojtjen e të dhënava personale dhe konkretisht nga përplasja këtyre dy ligjeve nuk arrin të marrim dot informacion në lidhje me emrat ,datëlindjen, adresat, çertifikatat famijare të tyre. Si palë e procesit gjyqësore, kur shpesh oraganet si Drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile ose hesht ndaj kërkesave tona ose na i sjell përgjigjet negative kur ne si avokatë nuk legjitimohemi për të marrë informacionet e sipërcitura.

Të gjitha këto përplasje midis dispozitave ligjore sjellin zvarritje të proceseve ligjore, rritjen e kosteve të shpenzimeve gjyqësore. Dhe humbjen e aksesit të palëve në proces gjyqësore, për të përfunduar një proces gjyqësore brenda afateve. Ajo që doja të shtoja në kushtet e procesit të Vetingut që po zhvillohet për gjyqëtarët ka sjellë një kauz në të gjitha gjykatat në lidhje me zgjidhjen e një çështje të caktuar si (civile ,penale ,administative) në një kohë të arsyeshme: Pasi shpesh një gjykim i filluar nga një gjyqtar i caktuar kur ky i fundit largohet nga organet kompetente. Kurse ditët e lumtura janë kur fiton pafajësinë e klientit tënd dhe vlerësohesh nga trupi gjykuese, është një fitore e jashtëzakonshme që e ndjen lumturinë.

Nga të gjitha gjërat që keni bërë, çfarë iu ka plotësuar si femër?

Ajo që më ka plotësuar përfundimisht është mundësia që më është dhënë për të qenë pedagoge në një akademi trajnimi

Cilat janë synimet tuaja për të ardhmen, ku do ta shohim Albanën?

Unë ndjehem mirë me ushtrimin e profesionit të avokatisë dhe atë të mësimdhënies në fakultet.

Si i shihni sot femrat shqiptare, sa të vështirë e kanë të bëjnë karrierë?

Gjykoj se karriera e një femre në Shqipëri për një kohë shumë të gjatë do të jetë e vështirë sepse mundësitë që ofrohen janë shumë të pakta.

Keni një këshillë për gruan shqiptare?

Nëse do të jetoni në Shqipëri, të luftoni fort për ëndrrat e tyre dhe kurrë mos të dorëzohen.

A paragjykohen sot femrat intelektuale, ju e keni ndjerë ndonjëherë?

Unë personalisht nuk kam ndjerë asnjë lloj paragjykimi nga miqtë, kolegët dhe dashamirësit e mi.

Keni modele që përpiqeni t’i ndiqni në rrugëtimin tuaj, idhuj që doni t’i përngjani?

Dy modelet që spikasin tek unë janë dy prindërit e mi, sidomos im atë i cili ka qenë pedagoge i nderuar gjithë jetën e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com