Sorry, no posts matched your criteria.

Aktorja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë në një ishull ekzotik

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka ndarë së fundmi për ndjekësit e saj lajmin emocionues.

Ajo dhe partneri i saj, Agon Kajolli kanë marrë hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Teksa kanë shijuar pushimet në një ishull ekzotik, Agoni i ka propozuar aktores për martesë dhe ajo tha “Po”.

Në foton e publikuar Teuta shihet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër ndërsa partneri i saj është i ulur në gjunjë teksa i propozon.

Aktorja njihet për rolin e saj si Republika në “Cka ka shpija”. Kujtojmë se gjatë një interviste të bërë rreth vit më parë për ‘Prive’, Krasniqi tregoi se ka tre vite me partnerin e saj:

 “Jam shumë e përmbushur. Kam një lidhje të shëndoshë dhe jemi shumë mirë. Kemi plane por do t’i mbajmë për vete dhe kur të vijë koha për t’i publikuar do t’i shohë dhe publiku.”, tha ajo aso kohe.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com