Sorry, no posts matched your criteria.

Kendall Jenner dhe Devin Booker ndahen në “fshehtësi”

Dhe pse i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre, ata përsëri nuk ia dolën dot. Kendall Jenner dhe Devin Booker i kanë dhënë fund romancëss së tyre në fshehtësi.

Supermodelja dhe lojtari i NBA, janë ndarë muajin e kaluar, sipas një burim për E!News.

Ata theksuan se shkak i ndarjes ishtë “orari i  tyre i ngjeshur”.

Lajmi i ndarjes vjen disa ditë pasi Kendall u pa duke duke u kënaqur në koncertin e ish-it të saj Harry Styles në Forumin Kia në Los Angeles javën e kaluar.

Në qershor, një burim i afërt me Kendall tregoi për E!News se Jenner dhe Booker ishin ndarë pas disa problemeve që patën pas kthimit nga dasma e motrës së saj , Kourtney Kardashian .

 “Kendall dhe Devin kaluan një problem të vështirë kohët e fundit dhe janë ndarë për rreth një javë e gjysmë”- tha burimi.

Në atë kohë, një burim zbuloi për US Weekly se Kendall Jenner dhe i dashuri i saj i kishin dhënë vetes pak kohë për të “kuptuar nëse është më mirë për ta të kenë një të ardhme së bashku”, kështu që ata qëndruan të ndarë për një kohë për t’u fokusuar në karrierën e tyre. Megjithatë, në gusht ata u pajtuan sërish.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com