Sorry, no posts matched your criteria.

Aktori i humorit, Albano Bogdo zbulon si i propozoi partneres për martesë: Po i kërkoja falje që nuk …

Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo kujdeset që t’i bëjë të gjithë të qeshin me rolet e tij të ndryshme. Megjithatë, planifikimi i surprizave nga artisti mund të jenë edhe pak të hidhura në fillim, siç ka ndodhur me partneren e tij.

I ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Albano zbuloi se ia prishi të gjithë ditëlindjen asaj, por pas gjithë atij trishtimi, erdhi një unazë martese. Aktori kishte zgjedhur ditëlindjen e partneres për t’i propozuar për martesë, një ditë të cilën aktori e “kishte harruar” me qëllim.

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen”,- rrëfeu Albano.

Ndërkohë, plani për të nesërmen ishte ky:

“Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë:

‘Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?’ U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: ‘Po kjo ç’është?’; ‘Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…’”, – shtoi aktori.

POST A COMMENT