Sorry, no posts matched your criteria.

Afërdita Dreshaj zbulon arsyen pse ia vendosi djalit emrin Sky Blue

Afërdita Dreshaj, këngëtarja dhe modelja shqiptare, bëhet nënë për herë të parë.

Ajo prej kohësh është e martuar me hokeistin çek Jakub Kindl.

Ishte vetë Afërdita, e cila postoi në rrjetin e saj të Instagramit një foto me bashkëshortin dhe foshnjen e saj.

“Ne nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj ajo iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me vogëlushin.

Afërdita ka zbuluar se ka bërë lindje natyrale dhe ua ka rekomanduar të gjitha nënave që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Kam bërë lindje natyrale dhe nga eksperienca që kam pasur u rekomandoj të gjitha nënave të kenë lindje natyrale. Normal nëse mund të jetë zgjedhja e tyre. Rikuperimi është shumë i shpejt dhe është një eksperiencë që duhet çdokush ta përjetojë”, ka treguar Afërdita.

Ndërsa sa i përket emrit të vogëlushit, ajo ka zbuluar se e ka zgjedhur vetë dhe se i ka ardhur një ditë rastësisht në mendje.

“Ishte ideja ime… po qëndroja shtrirë një ditë dhe po relaksohesha dhe po ndjeja që po shkelmonte dhe thashë ai do të jetë Qielli ynë! Bashkëshortit tim i pëlqeu shumë ideja”, ka thënë Afërdita.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com