Sorry, no posts matched your criteria.

A mund ta blejnë paratë lumturinë? Po, nëse i shpenzoni për këto gjëra

Kur keni nevojë për një motivim të vogël, ju pëlqen të shpenzoni ca para dhe të bëni pazar? A ndiheni tepër të lumtur pas kësaj?

Ose, prisni – mund të ndiheni fajtorë!

Shpenzim i kotë. Të tjerët nuk janë aq me fat sa ju. Blah blah blah. Arsyet e tjera janë një listë e pafund.

A mund ta blejnë paratë lumturinë? A mund të jetoni me të vërtetë një jetë të lumtur duke bërë shooping dhe duke shpenzuar?

Epo, ja përgjigjja: Po. Paratë mund të blejnë lumturinë.

Studimet tregojnë se lumturia rezulton nga shpenzimi i parave në mënyra të caktuara.

Tani, nëse doni të jeni një person i lumtur kur shpenzoni para, këtu janë 3 mënyra inteligjente për ta bërë këtë.

Mendoni për ditët kur vërtet ju duhet të shpenzoni

Kur keni para rezervë, jeni të lirë të përfitoni nga mundësitë spontane që shfaqen – si të merrni pjesë në një festë  ditëlindjeje që del papritur.

Nëse nuk do t’i keni ato para, sepse i keni shpenzuar për gjëra pa vlerë, atëherë kjo do të shkaktoj mërzitje tek ju. Në të kundërtën thjesht do shijoni momentin!

Investoni në veten tuaj

Të jesh i lumtur në jetë do të thotë të investosh në veten tënde. Ndoshta ekziston një kurs ose program që nuk përputhet me rrugën tuaj të karrierës, por gjithsesi do të kënaqeni vërtet duke e bërë atë.

Investoni në ‘ushqimin’ e të gjitha anëve të mendjes dhe personalitetit tuaj!

Shpenzoni në sende simbolike

Blini një simbol për t’i kujtuar vetes diçka të rëndësishme që keni bërë ose diçka të rëndësishme që po krijoni.

Nuk keni para për t’u kënaqur? Shëtisni dhe gjeni diçka në natyrë që ju flet. Kap momentin dhe thesarin e çdo dite.

Eshtë e qartë se nuk është vetëm paraja që na bën të buzëqeshim.

Por, paraja dhe lumturia janë më të lidhura se sa besonit fillimisht, për sa kohë që e trajtoni në mënyrën e duhur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com