Sorry, no posts matched your criteria.

A janë paguar Meghan dhe Harry për të dhënë intervistën?

Meghan dhe Harry janë çifti më i përfolur të momentit për shkak të gjitha trazirave qe kanë ndodhur në Pallatin Mbretëror.
Ata vendosën të largoheshin nga Mbretëria, duke e cilësuar atë si një “institucion”, dhe ikën larg Pallatit për një jetë më të mirë.
Meghan foli në intervistën se si ajo i ka kaluar ato ditë të errëta aty, se si kishte pasur nevojë për ndihmë dhe askush nuk e ndihmoi.
Siç e përmendi dhe Meghan në intervistë ajo ka dashur të vrasë veten dhe jo vetëm kaq, ka përjetuar racizmin aty brenda.
Pretendimi për racizëm brenda Pallatit Buckingham ishte një nga disa pretendimet, e cila tronditi familjen mbretërore në themelet e saj.

Oprah Winfrey tha për “CBS This Morning” se Harry i tha asaj se nuk ishin gjyshërit e tij ata që bënë komentin racist, por refuzoi të tregonte kush ishte.

Meghan sugjeroi që fakti që Archie ishte i racës së përzier do të thoshte se atij i ishte mohuar titulli i princit. Sipas protokolleve ekzistuese, si nipi i një sovrani, Archie automatikisht do të bëhej një princ kur gjyshi i tij Charles të aderonte në fron.
Por çifti tregoi se u ishte thënë se ato rregulla do të ndryshonin, në përputhje me planin e Charles për një monarki të dobësuar, duke e lënë Archie pa titullin e tij të parë pas lindjes ose mbrojtjen e sigurisë që shkon pas titullit.
 

Ka pasur shumë spekulime nëse Meghan dhe Princ harry janë paguar për të dhënë këtë intervistë, por Oprah konfirmoi që në fillim të saj se çifti nuk po merrte para për të folur.
Lajmin e konfirmoi “Page Six”, që deklaroi se çifti nuk kishte marrë asnjë pagesë.
 
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com