Sorry, no posts matched your criteria.

Reagimi epik i Katy Perry-t kur një nga fansat e saj i thotë që quhet Orlando

Videoja që u shpërnda online është xhiruar gjatë koncertit të Katy Perry-t në Nashville.  Katy e pyet fansin e saj, i cili ndodhej në skenë me të se si quhej dhe përgjigjia e tij ishte mbresëlënëse.

“Si quhesh?” e pyet ajo, duke ia ofruar mikrofonin. Fansi ndalet për një moment dhe më pas thotë: “Orlando,” duke qeshur pak. Ky emër nxiti reagime të nga publiku, ndërsa Perry u kthye për t’iu hedhur një shikim të gjithëve.

“E pabesueshme,” tha ajo, duke parandaluar çdo moment të sikletshëm që mund të krijohej.

Më herët këtë vit, Perry ndau lajmin për përfundimin e marrëdhënies së saj me aktorin Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë të quajtur Daisy. Çifti ishte në një lidhje që nga viti 2016 dhe e bënë të ditur fejesën e tyre në vitin 2019.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com