Si është jeta për J.Lo një vit pas divorcit me Ben Affleck
Jennifer Lopez vijon të shkëlqejë një vit pas ndarjes nga Ben Affleck, duke vijuar me sukses karrierën dhe jetën personale.
Ylli 56-vjeçar ka qenë tejet aktive gjatë këtij viti, pas turit të madh “Up All Night” që përfshiu arena në mbarë botën. “Kjo ishte një përvojë e mrekullueshme që e mbajti shumë të motivuar,” thonë burime pranë yllit Hollivudian dhe ajo tashmë është gati për promovimin e filmit të saj të ri muzikor, “Kiss of the Spider Woman”.Filmi i ri pasqyron reflektime personale për Jenniferin në një periudhë të ndërlikuar. Vetë ajo e përshkruan si “një rrugëtim i gjatë drejt gëzimit dhe mirënjohjes për jetën”.