Sorry, no posts matched your criteria.

Gjithçka që duhet të dini për videon virale nga koncerti i Coldplay… (e gjeni këtu)

Videoja që u bë virale nga koncerti i Coldplay në Boston, ku drejtori ekzekutiv i kompanisë Astronomer, Andy Byron, u filmua në një moment intim me drejtoreshën e burimeve njerëzore të firmës, Kristin Cabot, ka shkaktuar një reagim të gjerë në rrjet. Por një nga veprimet më domethënëse ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Megan Byron.

Pa bërë ndonjë deklaratë publike, Megan ka bërë një ndryshim simbolik në profilin e saj në Facebook, duke hequr mbiemrin e bashkëshortit. Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i qartë ndaj situatës që është krijuar pas shpërndarjes së videos.

Skena u kap nga ajo që quhet “kamera e puthjes”, kur Byron dhe Cabot u shfaqën në ekranin gjigand të stadiumit. Në video, Cabot duket teksa përpiqet të mbulojë fytyrën nga sikleti, ndërsa Byron mundohet të shmangë vëmendjen.

Nga ana tjetër, Chris Martin ka reaguar në lidhje me situatën, duke thënë: “Uroj që mos kemi prishur punë”, por duket se kjo ngjarje ka pasur pasoja të mëdha. Fantazitë në rrjet kanë vijuar të jenë nga më të ndryshmet madje shumë njerëz momentin e përqafimit të të dy protagonistëve e kanë cilësuar të ngjashëm me atë mes Leonardo DiCaprios dhe Kate Winslet tek “Titanic”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com