J.Lo e thotë qartë: Nuk martohem për herë të pestë!
Në kuadër të turneut të saj “Up All Night”, këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez u përball me një pankartë nga publiku që shkruante: “J.Lo, martohu me mua?”.
Reagimi i saj ishte i drejtpërdrejtë dhe i papritur.
“Kam mbaruar me martesat”, deklaroi në skenë, duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të martohet për herë të pestë.
Jennifer Lopez ka qenë e martuar katër herë:
Me Ojani Noa në vitin 1997, martesë që zgjati vetëm një vit
Me balerinin Cris Judd në vitin 2001, nga e cila u nda në 2003.
Me këngëtarin Marc Anthony në vitin 2004, me të cilin ka dy fëmijë binjakë – Emme dhe Maximilian dhe qëndruan të martuar deri në vitin 2014.
Martesa e saj e fundit ishte me aktorin Ben Affleck, me të cilin u ribashkua dhe u martua në vitin 2022, pas një ndarjeje të mëparshme në vitin 2004. Cifti e finalizoi divorcin në vitin 2025, pasi Jennifer thuhet se kishte paraqitur kërkesën për divorc në vitin 2024.