Sorry, no posts matched your criteria.

Mirela Sula e para në Linkedln…

Themeluesja e “Global Woman”, autorja dhe filologia e njohur shqiptare, Mirela Sula duket se ka shënuar suksesin e radhës. 

Platforma sociale, Linkedln ka bere nje rankim ku ka renditur 200 shqiptaret me me shume influence dhe Mirela Sula eshte renditur e para në këtë paltformë të rëndësishme sociale. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe shumë frymëzuese kur sheh që puna dhe pasioni i një shqiptareje po njihet edhe globalisht ne platforma te medha sic eshte Linkedin. Është e qartë që angazhimi për të ndarë njohuri dhe për të fuqizuar të tjerët ka një ndikim të madh tek shumë njerëz, prandaj të jesh e renditur në vendin e parë për Fuqizimin e Femrave dhe ndër 2% më të mirët globalisht nuk është diçka e lehtë, por një tjetër nga arritjet e Mirela Sulës. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Mirela në Instagramin e saj, ku duket qartazi lumturia dhe shpërblimi që ka marrë nga puna e saj ndër vite. Ndërmjet 200 “Top Shqiptarëve” në Linkedln, ajo është renditur e para duke lenë pas emra si Samir Mane, Erion Isufi, Marsel Kalemi, etj.

Me poshte mund te gjeni profilet e pese shqiptareve qe renditen te paret ne Linkedin

1.Vendin e pare a ka marre Mirela Sula

2. Vendin e dyte Vellezerit Kalemi Ervin Kalemi dhe  Marsel Kalemi.

3.Vendin e trete  Erion Isufi 

4. Vendin a katert Gjergj Mero 

5. Renato Civili  dhe Eldisa Cirogu PhD.

Statusi i plotë i Mirelës:

Wow! Sapo zbulova që jam renditur e para në LinkedIn. në disa kategori!

Duhet të pranoj që jam e befasuar dhe jashtëzakonisht e emocionuar nga ky lajm. Por kur e mendoj, ka kuptim. Unë angazhohem çdo ditë në LinkedIn sepse e DUA atë që bëj.

Për mua, ndarja e eksperiencave, aftësive dhe njohurive nuk është vetëm një detyrë—është një pasion. Pas gjithë këtyre, çfarë ka kuptim të dish diçka, nëse nuk e ndan atë?

Renditur Nr. 1 në Fuqizimin e Femrave

Renditur Nr. 1 në përgjithësi ndër të gjithë krijuesit shqiptarë në LinkedIn

Renditur në 2% më të mirët në botë

Ky njohje më shtyn më shumë për të vazhduar të jem e pranishme, të ndaj dhe të fuqizoj të tjerët. Një falenderim i madh për rrjetin tim të mrekullueshëm për mbështetjen dhe angazhimin!

Me studime të thelluara në psikologji, Mirela Sula ka arritur të krijojë një sipërmarrje të përmasave globale. Globan Woman, nisi si një revistë në Londër dhe pak më vonë u krijuan edhe klubet e saj në kryeqytetet më të mëdha të botës. “Think big, Go global”, është motoja e saj, të cilën që prej vitesh e ka vënë në praktikë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com