
Demi Moore: Back for “Moore”
Ajo mund të jetë bërë gjyshe në vitin 2023, por ky moment i rëndësishëm emocional duket se nuk ka ndikuar fare në jetën e aktores së famshme hollivudiane, Demi Moore.
Në fakt, rikthimi i saj në dritën e reflektorëve, (që ndonjëherëmund të konsiderohet i dhimbshëm) e bën aktoren më guximtaredhe më briliante se kurrë më parë, ashtu siç zbulon ajo përGlobal Woman.
Për katër dekada, Demi Moore ka qenë e pranishme në ekranettona, në kopertina revistash si dhe në portalet më të famshmerozë botëror, të cilat ajo i ka kundërshtuar dhe herë pas here edhe është rebeluar. Ajo ka zbuluar më shumë për rreziqet dhepengesat e jetës si një nga yjet më të nderuara femra tëHollivudit se kushdo tjetër.
Aktorja e “Ghost” ka qenë gjithnjë e hapur dhe e gatshme tëtregojë të vërtetën e saj, ndaj dhe ka qenë shpesh objekt ikomenteve negative në internet. Por për shumë të tjerë ajo ështëbërë një farë shprese dhe një zë për ata që luftojnë të jenë ajo qëshoqëria kërkon. Moore e ka fjalën për dhunën që gratëushtrojnë ndaj vetes në kërkimin të përsosmërisë fizike.
“Brenda vetes kam qenë gjithmonë shumë e pasigurt për trupintim,” thotë ajo. “Kam qenë gjithmonë më e vetëdijshme përpamjen time. Nëse shikon gjithçka që kam bërë para Striptease” – në moshën 34 vjeçare – “nuk ka pasur shumë role sensuale,” thotë ajo.

“Nuk ishte derisa në vitin 2010 arrita plotësisht të kuptoj faktin që kisha një obsesion ekstrem me trupin tim. E kam bërë atë një matës të vlerës sime. Kam provuar t’a dominoj dhe e kam ndryshuar shumë herë. Ironia është që kur e lashë pas dëshirën për të dominuar trupin tim, ai u bë trupi që gjithmonë kamdashur; por kjo mund të ndodhte vetëm kur ndalova t’a kontrolloja.Në fund të fundit, ky lloj obsesioni është i kotë dhe i pavlerë, dhe jam shumë e lumtur që e lashë pas.” shprehet brunja ikonike e Hollivudit.
Ka një farë ironie që filmi që e ka rikthyer Demi Moore në qendër të vëmendjes është pikërisht për një grua më të moshuar, e cila nuk mund të pajtohet me plakjen dhe e çon veten në një rrugë të rrezikshme ( ndoshta edhe të çmendur). “The Substance” me skenariste dhe regjisore, Coralie Fargeat dhe i lancuar në shtator të vitit të kaluar, është një projekt i rëndësishëm në karrierën e aktores, pasi ajo vjen me një rol pas pothuajse një dekadë.
Ajo luan Elisabeth Sparkle, (drejtoren e një shfaqjeje aerobie), e cila shkarkohet nga puna në ditëlindjen e saj të 50-të nga shefi isaj për shkak të moshës. Kur kthehet në shtëpi, (super e dërrmuar), ajo merr një propozim të papritur nga një laboratormisterioz i cili i ofron një substancë mahnitëse, që do t’imundësojë të bëhet versioni më i mirë i vetes.
Ajo që ndodh më pas është një ëndërr e çuditshme ndërsa Margaret Qualley e zëvendëson si versionin më të ri dhe më të bukur të Sparkle, dhe ato luftojnë për supremaci në një llojpërzierje groteske midis Jekyll dhe Hyde / Dorian Gray. Për këtë personazh të ri në karrierën e saj Moore është cilësuar përperformancën e saj më të mirë në dekada, prandaj dhe fitoiçmimin si aktorja më e mirë në Golden Globes. “Jam shumë e nderuar dhe mendoj që është një nga performancat e mia më tëmira dhe më pëlqeu shumë… Jam shumë e lumtur që e thashë ‘po’. Është një film dhe rol kaq ndryshe nga çdo gjë që kam bërë më parë. E dija që isha në atë pikë ku duhej të shtyja diçka, të provoja diçka, të shkoja përtej, por gjithashtu të prodhoja kinematografi që ishte e lëvizshme, e rëndësishme dhe relevante për gratë. Besoj se e arritëm këtë. Kemi krijuar një pjesë arti qëishte e detajuar, por më së shumti diçka që bënte pyetje dhendoshta ofronte përgjigje gjithashtu.” shprehet Demi Moore për Global Woman.
Në një botë të sfidash dhe perceptimesh në rritje, prania e Demi Moore është gjithmonë e mirëpritur, edhe pse nuk është e vazhdueshme. “Kam nevojë të iki dhe të kthehem, të iki dhe tëkthehem,” thotë ajo, duke përmendur librin e saj “Inside Out” nga viti 2019, i cili përshkruan dy dekadat e fundit të jetës së saj. Në të ajo rrëfen fundin e martesës me Ashton Kutcher në vitin 2011 si dhe problemet e saj të vazhdueshme me varësinë që ajo kishte me alkoolin. Ajo gjithashtu përmend fëmijërinë e sajtraumatike (me një nënë të alkoolizuar dhe bipolare) si dhe betejat e gjata dhe shpesh të vetmuara me imazhin e trupin e saj, në një industri që ende vazhdon të kërkojë përsosmërinë.

Të tërhiqesh nga një karrierë ku vlerësohesh vetëm për punënmë të fundit duket si një rrezik i madh, por aktorja e kuptoi se një periudhë vlerësimi ishte e nevojshme para se të mund tëvazhdonte përpara. Ata që dyshonin se do të kthehej në ekranettona, tani janë të vërtetuara gabim, dhe Moore reflekton se këtorrethana janë thjesht pjesë e përvojës njerëzore.
“Kushdo që është në atë që quhet ‘moshë e caktuar’ mund tëfillojë të ndjejë se mund të jetë në prag të largimit ose shtyrjesjashtë nga çdo punë që po bën. Kjo mund të ndodhë për këdo nëçdo moment, në varësi të atij që po merr vendime për jetën e tij, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi. Nuk ka pse të jetë një punë – mund të jetë një marrëdhënie, mund të jenë miqtë. Nuk ka pse tëjetë dikush në një moshë të caktuar. Si qënie njerëzore që jemine herë na pëlqejnë, herë na urrejnë, herë jemi të dëshiruar, herëtë refuzuar apo edhe të nënvlerësuar. Është e gjitha një proçesdhe mendoj se të gjithë jemi së bashku në të.”, tregon Moore.
“Inside Out” flet jo vetëm për fëmijërinë e tronditur të Moore: nënën e saj, Virginia, e cila ishte adoleshente kur mbetishtatzënë dhe kishte një marrëdhënie të dhunshme me burrin qëDemi Moore do ta njihte si babain e saj, (me përleshjet e tyre tëshpeshta që përfunduan me përpjekje vetëvrasjeje nga Virginia). Familja lëvizte shpesh dhe arsimi nuk ishte prioritet, me Moore që braktisi shkollën e mesme në moshën 16 vjeçare dhe u martua me muzikantin Freddie Moore në moshën 18 -vjeçare.
E braktisur nga dështimi i martesës me aktorin e famshëmAshton Kutcher, e përfshirë sërish në alkool dhe drogë, Moore ishte në prag të përsëritjes së gabimeve që bëri nëna e saj. Nëvend të kësaj, ajo arriti t’i kalonte dhe ajo çfarë ka zhvilluarështë një ndjenjë e fortë empatie, jo vetëm për veten, por edhepër nënën e saj, duke e kuptuar se Virginia ishte gjithashtu njëfëmijë kur u bë nënë. “Nuk punoj kurrë thjesht për hir të saj, dhenë të vërtetë nuk kërkoj ndjesë për këtë. Fundja dua që produktiviteti im të vijë nga një vend, sepse kjo do të thotë që po bëj diçka për një arsye, jo thjesht për një pagë. Mendoj se kjo është ajo që çdo aktor duhet të ndiejë.”, thotë Moore.