Sorry, no posts matched your criteria.

I ofuan plot 1 milionë euro për të zbuluar vërtetën e ndarjes së Shakirës dhe Gerard Pique, zbulohet vendimi i Clara Chias

Clara Chia ka marrë një ofertë deri në një milion euro për të folur për marrëdhënien e saj me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique dhe për të dhënë versionin e saj të fakteve, përveç asaj që ajo mendon për Shakirën.

Sipas mediumit X Catalunya, spanjollja i ka refuzuar propozimet.

“Shumë programe i kanë propozuar Clara Chias-s të japë një intervistë, në mënyrë që ajo të shpjegojë versionin e saj, duke konfirmuar kështu si qëndron e vërteta. Ofertat arrijnë në më shumë se një milion euro. Së bashku me Piquen ajo nuk do të ketë asnjë problem parash dhe për më tepër ata janë të lumtur dhe ai preferon t’i qëndrojë besnik. Ata duan intimitet dhe respekt. Ata duan të jenë në gjendje të jetojnë jetën normalisht”, raportohet në mediumin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com