Sorry, no posts matched your criteria.

Miqtë e Luizit hedhin akuza të forta ndaj ish-fituesit të “BB”: Ai ka shkruajtur letrën e burrit të Oltës, i menaxhon dhe Instagramin

Meridian Ramçaj dhe Anaid Kaloti janë dy nga ish-banorët e “Big Brother” të cilët shpesh herë diskutojnë nëpërmjet një ‘live’ në Instagram dinamikat që ndodhin mes banorëve të “BBVIP” gjatë mbrëmjes së spektaklit.

Mirëpo duket se raporti mes tyre tashmë është krisur opinionisti dhe Anaidi kanë hedhur kuza të forta ndaj njëri-tjetrit, ku ky i fundit e akuzoi Meridianin se po bashkëpunon me “Top Channel” dhe kanë tentuar t’i marrin instagramin Luizit, madje u shpreh se ai i ka prishur dhe kontratën qindra mijëra euroshe me kompaninnë Golden Eagle.

Ndërsa Meridiani gjatë një videoje ‘live’ së bashku me dy miqtë e ngushtë të Luizit dhe ish fituesin e “BB”, Arbër Zeka i kanë hedhur poshtë këto akuza duke mohuar çdo gjë. Ish-fituesi u shpreh se Anaidi është personi që menaxhon Instagramin e Oltës ndërsa ky i fundit ka qenë po i njëjti që ka shkruajtur dhe letrën për të cilën aktorja u surprizua disa javë më parë ku supozohej se ishte e dërguar nga ish-bashkëshorti.

“Le të dali Anaidi tani publikisht të thojë se kush e ka shkruajur  letrën e Olta Gixharit që ka lexuar burri i Oltës brenda në shtëpi.  A është Anaidi personi që e ka shkruajtur letrën? Le të dalë të thotë publikisht “Po” unë jam personi që kam shkruajtur letrën”.- u shpreh Meridiani.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com