Sorry, no posts matched your criteria.

Shakira dërgon mesazh të fshehtë për partneren e Pique: Ka një vend në ferr

Shakira tha se ka një “vend në ferr” për gratë që nuk i mbështesin gratë e tjera – ndërsa ajo vazhdon të kritikojë publikisht ish-in e saj  Gerard Pique dhe të dashurën e tij të re.

Në një intervistë të re, këngëtarja tha se e kuptoi se mund të ishte plotësisht e “vetëmjaftueshme” pasi fillimisht ishte me idenë se një grua kishte nevojë për një burrë që të ishte e plotë”

“Ka një vend në ferr të rezervuar për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera,” u shpreh Shakira nga Canal Estrellas. “Unë kam qenë gjithmonë emocionalisht mjaft e varur nga burrat me të cilët kam rënë në dashuri,” shtoi ajo. ” Por mendoj se kam qenë në gjendje ta kuptoj atë histori nga një këndvështrim tjetër. Sot jam e mjaftueshme vetë. ”

Këngëtarja e “Waka Waka” tha se “ka dalë më e fortë” pasi u përball me “betejat e jetës”.  “Kjo forcë vjen nga përjetimi i një humbjeje të dhimbshme, nga pranimi i saj, nga tolerimi i një zhgënjimi, nga të kuptuarit se jeta nuk na sjell gjithmonë atë që duam. Ka ëndrra që prishen. Ju duhet të merrni pjesët e vogla nga toka dhe të bashkoheni përsëri. Gjithashtu dua të jem shembull për fëmijët e mi.”

Shakira dhe Piqué konfirmuan ndarjen e tyre në një njoftim të përbashkët në qershor 2022. Më vonë ajo zbuloi se bashkë me djemtë e saj do të transferoheshin në Miami.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com