Sorry, no posts matched your criteria.

Kanye West “bashkë” me Elon Musk kundër të gjithëve

Kanye West është rikthyer në platformën “Twitter” disa kohë pasi u ndalua për shkak të komenteve të tij antisimetike ndaj hebrenjve.

Ky rikthim i tij vjen pasi Elon Musk bleu zyrtarisht platformën online, me mbylljen e marrëveshjes nga manjati i teknologjisë, reperit i është kthyer “fjala e lirë” në Twitter.

Reperi 45 vjeçar, tronditi fansat kur shkroi në Twitter më 9 tetor: ” Unë jam pak i përgjumur sonte, por kur të zgjohem do të vras 3 njerëz hebrenj.”

Kanye më pas në një intervistë me Piers Morgan më 1 tetor iu shpreh se nuk pendohet për komentet e tij antisemitike.

Ndërsa kujtojmë që gjatë fjalës së tij, Elon Musk u shpreh se e bleu Twitter-in jo për të fituar para, por për të ardhmen e qytetërimit. “Arsyeja pse bleva Twitter-in është sepse ka rëndësi për të ardhmen e qytetërimit që të ketë një shesh qyteti dixhital të përbashkët, ku mund të debatohet për një gamë të gjerë bindjesh në mënyrë të shëndetshme, pa dhunë”, shkroi Musk pas mbylljes së marrëveshjes.

“Aktualisht ekziston një rrezik i madh që mediat sociale të ndahen në tabore të krahut të djathtë dhe të ekstremit të majtë që gjenerojnë më shumë urrejtje dhe përçajnë shoqërinë tonë”, shtoi ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com