Mozzik nuk është më ‘single’
Që Mozzik i pëlqen të aludohet për të dhe të jetë qendra e vëmendjes kjo dihet tashmë. E kemi parë jo vetëm në marketingun e përdorur gjatë lidhjes me Loredanën, por edhe pas ndarjes.
Kështu, reperi nuk do të jetë i qartë me ndjekësit nëse është apo jo në një lidhje. Por vijon të bëjë postime konfuzuese. Kështu së fundmi ai ka postuar disa foto të një ambienti të zbukuruar me petale trëndafilash. Fotot janë të marra nga Interneti por njërën prej tyre ai e ka shoqëruar me mbi shkrimin: “Duke menduar për ty”.
Mozzik ka shpërndarë gjithashtu edhe një foto ku shkruhet: ”Je i/e bukur”. Nuk e dimë se çfarë fshihet pas këtyre mesazheve të koduara por dukshëm nuk janë të rastësishme.
“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa ditësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re. Mozzik publikoi para pak ditësh një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil. Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.