Sorry, no posts matched your criteria.

Nga marrëdhënia me të shoqin tek dyshimi për t’ju larguar ekranit, rrëfehet Rudina Magjistari

Gjatë një interviste për Prive, Rudina Magjistari ka folur si rrallëherë për jetën e saj jashtë kamerave të televizionit. Moderatorja ka treguar më shumë për marrëdhënien me bashkëshortin e si e gjejnë githmonë mënyrën për t`u mirëkuptuar dhe koordinuar me njëri-tjetrin.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”– u shpreh Rudina.

Moderatorja tha se edhe pse ka ngarkesë të madhe me emisionin e saj dhe karrierën, është bashkëshorti ai që i jep asaj mbështetjen më të madhe.

“Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë sepse puna ime është e tillë që nuk marr dot leje nga puna.”

E pyetur nëse ka pasur momente ku ka menduar të heqë dorë nga puna e saj, nuk e prisnim përgjigjen që Rudina na dha.

“Patjetër që ka! Do të ishte gënjeshtër nëse do thoja jo. Ka lodhje, ka stres lloji i programit që bëj unë që është i përditshëm edhe me shumë të ftuar. Kohë pas kohe të bëhet stil jetese, të bëhet e përditshme”-tha Rudina.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com