Vëllai i Chris Rock zbulon arsyen e vërtetë të shuplakës së Will Smith
Vëllai i Chris Rock, Toni, ka pohuar se arsyeja e vërtetë e shuplakës së Will Smith në “Oscar” kishte të bënte me marrëdhënien mes Jada Pinkett Smith dhe reperit Tupac Shakur.Kur Tony Rock u pyet nëse shuplaka e Smith ishte një reagim ndaj shakasë së Chris Rock për alopecinë e Jada Pinkett Smith, ai u përgjigj me “jo”.
Sipas tij, arsyeja ka qenë dicka tjetër dhe kishte të bënte me Tupac.
Tony Rock shkoi një hap më tej dhe dha një arsye tjetër të mundshme pse Smith goditi me shuplakë vëlain e tij. Sipas fjalëve të Tony, ai beson se shuplaka kishte të bënte me marrëdhënien e Jada Pinkett me reperin Tupac dhe mënyrën se si ndihet Will për këtë. Will Smith gjithmonë e urrente “nofkën ‘i butë’”.
“Mendoj se shuplaka ishte grumbullimi i gjithë shuplakave të marra nga ai ndër vite”, tha Rock.“Ai e tha vetë, gjithmonë e urrente emërtimin “i butë”. Ai është i butë. Jada nuk do ta lërë Tupac të vdesë, ka gjithmonë diçka për të thënë për të.”“Nuk po flas për gjëra familjare që njerëzit nuk i dinë… kjo është diçka që të gjithë e dinë. Jada flet zakonisht për Tupac dhe marrëdhënien e saj me të. Si një burrë i martuar me këtë grua, ai mendon ‘a nuk mjafton ajo që po bëj?”- ka treguar ai.