Sorry, no posts matched your criteria.

Kunati i Shakira-s zbulon se arsyeja e vërtetë e ndarjes nga Pique ishin … paratë!

Roberto Garcia ish i dashuri i njërës nga motrat e Shakiras, ka deklaruar së fundmi se tradhtia e futbollistit Gerard Pique nuk ishte arsyeja e vetme e ndarjes. Ai tregoi se në fakt problemet mes ish-çiftit kishin filluar kohë më parë, dhe arsyeja ishin paratë.

Ish-kunati i Shakirës në një intervistë për median spanjolle “Esdiario” rrëfeu se Gerard disa kohë më parë i kishte kërkuar një kredi që ta investonte në biznese të tjera. Por, e ndikuar edhe nga prindërit e saj, Shakira nuk kishte pranuar.

“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përzienin paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%,”- u shpreh Roberto Garcia.

Ndonëse nuk u celebruan kurrë zyrtarisht, Shakira dhe Pique në 12 vite lidhje janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sashës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com