Sorry, no posts matched your criteria.

Fifi dhe Beatrix bëjnë një video “live” dhe nuk refuzuan të flisnin edhe për Donaldin

Beatrix vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me Fifin, ish-konkurenten tjetër të Big Brother. Vajzat janë takuar dhe kanë vendosur të bëjnë një “live” së bashku. Ndër pyetjet e shumta nuk mund të mungoni dhe ato për “Big Brother” dhe njëri nga ndjekësit e ka pyetur Fifin për tatuazhin që ka bërë njësoj me Donaldin, aktori me të cilin Trixa pati një lidhje gjatë Big Brother.

Fifi nuk ka ngurruar të marrë lejen e Beatrixës para se të flasë për personin në fjalë.

“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi”- u shpreh këngëtarja.

Fifi gjithashtu ka sqaruar marrënien e saj me Donaldin pas pyetjeve të shumta.

“Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në situata të ndryshme por jemi afruar më shumë në BBV. Kam vendosur t’i vazhdoj miqësitë me të dy”- përfundoi ajo. Beatrix gjatë gjithë kohës ka qenë pjesë e live dhe nuk ka komentuar por thjesht ka pohuar fjalët e Fifit.

Kujtojmë se në një prononcim pak ditë më parë, Beatrix u shpreh se nëse Donaldi dhe Bora janë të lumtur me rikthimin e tyre atëherë edhe ajo u uron lumturinë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com