Antonela Berisha për banorët e BBV: Ishin fasada. Jam habitur nga Beniada dhe Einxhel…
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel.
Ajo ka folur rreth miqësive brenda BBV si dhe për jetën e saj personale dhe atë profesionale.
Antonela tha se shumë VIP-a ishin fasada, ku donin vetëm më të mirën e tyre.
“E kisha provuar një tjetër reality show dhe e pashë sa fake janë. Shumë njerëz që i konsideroja miq, dolën ndryshe. Edhe në Big Brother ishin për të fituar për veten e tyre dhe jepnin vetëm më të mirën e tyre. Ishin fasada”, tha ajo.
Por sipas Antonelës surpriza e vërtetë ishte prishja e miqësisë Beniada-Einxhel. Vajzat kishin krijuar një raport mjaft të afërt brenda shtëpisë së Big Brother aq sa sipas Antponelës “bënin be në kokë të njëra-tjetrës”. Ama miqësia e tyre u krisë menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip.