Studim: Alkooli mund të shkaktojë 7 lloje kanceri
Jo një, as dy… por plot 7 janë llojet e kancerit që mund të provokohen në trupin tonë nga konsumimi i alkoolit.
Orofaringu, laringu, ezofagu, mëlçia, zorra e trashë, rektumi dhe gjinjtë janë zonat më të rrezikuara.
Këtë lajm e japin studiuesit e “Society for the Study of Addiction”, në studimin e titulluar “Alcohol consumption as a cause of cancer” (Konsumimi i alkoolit si shkaktar i kancerit), i cili vë përballë të dhënat e marra nga kerkimet e ndryshme të bëra në vitet e fundit.
Sipas studiuesve, ekziston një lidhje mes alkoolit dhe zhvillimit të këtyre 7 llojeve të kancerit, që do të thotë se ekzistojnë prova në mbështetje të një shkaku të drejtpërdrejtë të sëmundjes nga konsumimi i pijeve alkoolike.
Nuk është ende e qartë se përse alkooli është përgjegjës për zhvillimin e sëmundjes, ama ajo që dihet me siguri është numri i të vdekurve që lidhen me to: 5,8% e të vdekurve nga kanceri në mbarë botën lidhen me abuzimin e alkoolit.
Shpresohet që në të ardhmen të kryen studime që të japin konkretisht informacionet se cila është doza që konsiderohet e rrezikshme.