Video ku humbi ndjenjat/ Fifi zbulon pse u largua nga studio
Gjatë mbrëmjes të së premtes, është zhvilluar episodi i dytë i post “Big Brother Vip”, ku të ftuar ishin shumë prej ish-banorëve.
Ata kanë diskutuar lidhur me situtata të ndryshme si dhe rrugëtimin e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në njërën nga pikat, që moderatorja e programit ceku gjatë natës ishte edhe humbja e ndjenjave të Fifit gjatë transmetimit live.
Në studio u vendos një klip lidhur me disa fragmente të shkëputura nga ky moment, i cili është bërë edhe viral në rrjet.
Por, lidhur me këtë debat Fifi vendsoi të dilte nga studioja duke refuzuar ta komentonte këtë ngjarje, madje ajo u shpreh se nuk ndihej mirë.
Megjithatë, lidhur me këtë situatë ajo ka bërë një reagim në Instastory ditën e sotmeduke sqaruar arsyet pse vendosi ta linte studion.
“Sqarim për të gjithë që flisni kot. Nuk dola nga studio pse nuk e përballova debatin. Dola nga studio se për herë të parë e pashë videon me xhirim të ngadalësuar kur më ka rënë të fikët. Gjë të cilën kam refuzuar me e pa prej kur kam dal dhe nuk po merresha me të. Sa i përket a e përballoj a jo…për debat krejt në kuka i mbaj as problem se kam…por nuk ia vlen më shumë se aq me ju dhënë vëmendje njerëzve që t’i përmendin të mirat që i bëjnë”, ka shkruar Fifi në status.