Pas përplasjes me produksionin, Donaldi dhe Romeo heqin dorë nga emisioni “Më lër të flas”
Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Donald Veshaj ende nuk ka bërë asnjë reagim publik në profilin e tij zyrtar të Instagramit lidhur me rrugëtimin e tij në ‘BBV’.
Por, ditën e djeshme ai ka publikuar në faqen e mikut të tij, muzikantit Tiri Gjoci, një video ku shprehet: “Unë tani po shikoja videot se çfarë bëhet jashtë. Mua më duket e pabesueshme, ju dua shumë dhe ju puth fortë të gjithëve. Unë fitoren time e kam”.Ndonëse nuk arriti të fitonte çmimin e madh, Donaldi ka marrë surpriza të vazhdueshme gjatë rrugëtimit të tij në ‘BBV’ dhe njëra prej tyre ishte një emision në prime time nën logon e “Top Channel”, të cilin do ta moderonin dy vëllezërit.Programi në fjalë do të titullohej “Më lër të flas”, por si duket pas daljes së tij gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë.
Pas fitores së Ilirit, Romeo është përplasur mbrëmë më produksionin, madje ai së bashku me Donaldin dhe Beatrix nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ‘afterparty-t’ të organizuar nga produksioni.Në një vëzhgim të kryer në profilin e Romeos, duket se janë fshirë të gjitha videot apo fotot që kanë të bëjnë me programin.Ende nuk ka ansjë reagim nga ana e dyshes, dhe postimi i vetëm që Romeo ka bërë ditën e sotme është një fotografi teksa shihet në shoqërinë e Donaldit dhe dy këngëtarëve shqiptar, Elgit Dodës dhe Mozzik.Edit “E fundit/ Pas përplasjes me produksionin, Donaldi dhe Romeo heqin dorë nga emisioni “Më lër të flas””