Sorry, no posts matched your criteria.

Humbi përballë Ilirit/ Reagon për herë Donaldi: “S’ma dhanë fitoren, me 100 mijë euro nga xhepi im do ndërtoj 4 shtëpi”

Pas shpalljes si fitues i ‘BBV’, Ilir Shaqirin duket se Donald Veshaj “protestoj’ haptazi ndaj produksionin lidhur me vendimin e marrë.

Kjo sepse gjatë natës së djeshme ai nuk u pa në ambjentet e shtëpisë për të festuar së bashku me pjesën tjetër të ish-konkurrentëve, madje edhe Romeo ka fshirë nga profilet e tyre logon e emisionit të ri në ‘Top Chanel’.Mirëpo që nga dita e djeshme ai nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale, madje dhe Instagramin e tij vendosi ta bëjë privat duke lënë të gjithë “sy e veshë” se çfarë reagimi do të bënte.Vetëm disa minuta më parë, përmes një video ai ka falenderuar të gjithë supertuesit e tij dhe ka habitur me një deklaratë të bërë.

Ai shprehet se nuk fitoi por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri.

Teksa e uroi për fitoren, Donaldi ftoi edhe Ilirin t’i bashkohet për të ndihmuar kombin që i votoi.

“Falenderoj njerëzit që në kanë mbështetur, është një ndjenjë fantastike. Kanë qenë shumë, realisht shumë. Nuk di si tua shpreh mirënjohjen. Asnjëherë nuk e kam përjetuar këtë ndjesinë e njerëzve që të mbështesin në këtë mënyrë duke harxhuar lekët dhe euro e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora. Gjithsesi ju përshëndes pafund. Doja të shtoja që unë vërtetë nuk e fitova çmimin e madh 100 mijë euro por kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerësit në nevojë. 2 në Kosovë, 2 në Shqipëri. 100 mijë euro që unë do i vendos nga vetja ime. Sepse është më e pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur. Do kisha dëshirë të dtoja edhe fituesin të cilin i uroj fitoren që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që më ka mbështetur. Unë do e bëj nësi ti do mund të vish me mua.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com